Eksperienca

Ku Bar

Biznes, Hapësira sociale

Ku Bar është një bar dhe restorant bashkëkohor në Piramidën e Tiranës, ku gastronomia, dizajni dhe përvojat sociale ndërthuren në një ambient mikpritës. Një hapësirë për të shijuar kafenë, ushqimin dhe momente të këndshme në një atmosferë dinamike urbane.

Vendndodhja: Parku i Piramidës

Aty te Piramida

Biznes, Hapësira sociale

ATY te Piramida është vendi ku shija e mirë takohet me artin, muzikën dhe energjinë e qytetit. Me një menu të frymëzuar nga kuzhina mesdhetare dhe italiane, një atmosferë artistike, tarracë mikpritëse dhe muzikë live, ai ofron një përvojë ndryshe për t’u mbledhur, për t’u relaksuar dhe për ta përjetuar Tiranën nga një këndvështrim tjetër.

Vendndodhja: Parku i Piramidës

Mulliri i vjetër

Biznes, Hapësira sociale

Mulliri i Vjetër sjell traditën e kafesë në një ritëm bashkëkohor, me shije të njohura dhe momente të thjeshta që i japin karakter ditës. Në Piramidën e Tiranës, është një ndalesë për kafen e mëngjesit, një pushim mes angazhimeve apo një moment për ta shijuar qytetin me një filxhan në dorë.

Vendndodhja: Kati 4, Kubi Portokalli

Bubble Tea Shop

Biznes, Hapësira sociale

SenTea, e hapur në Tiranë në Mars të vitit 2024, është një nga destinacionet më të reja dhe të dashura për bubble tea në qytet. E pozicionuar pranë Piramidës, ajo ofron një menu të pasur me përzierje nga më të ndrydhmet, të përgatitura me përbërës të freskët dhe cilësorë. SenTea është vendi i vetëm ku mund të shijoni shijen autentike të Bubble Tea, duke përfshirë Milk Tea dhe Fruit Tea, të përgatitur me çajë të cilësisë së parë dhe fruta të freskëta. Atmosfera e ngrohtë dhe shërbimi mikpritës e bëjnë SenTea një vend ideal për të shijuar një pije të freskët dhe për të kaluar momente të këndshme.

Vendndodhja: Parku i Piramidës

Mon Cheri

Biznes, Hapësira sociale

Që prej vitit 2008, Mon Chéri sjell një qasje bashkëkohore ndaj kulturës së kafesë, duke ndërthurur shijet e njohura me ide dhe përvoja të reja. Në Piramidën e Tiranës, Mon Chéri është një ndalesë për të shijuar kafenë e preferuar dhe për të gjetur një moment kënaqësie gjatë ditës, me të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë dhe shërbimit që e karakterizon markën.

Vendndodhja: Parku i Piramidës

Papa's Café

Biznes, Hapësira sociale

Papa's është një rrjet dyqanesh që ofron kombinimin më të mirë të kafes dhe ëmbëlsirave. Atmosfera komode ju fton të konsumoni kafen tuaj të preferuar dhe të shijoni ushqime si briosh, muffin dhe biskota, duke e bërë atë vendin e përsosur për një mëngjes të shpejtë apo një pasdite relaksuese.

Vendndodhja: Parku i Piramidës

Tony's Restaurant

Biznes, Hapësira sociale

TONY’S sjell në Piramidën e Tiranës shijet autentike të kuzhinës amerikane, të ndërthurura me një qasje bashkëkohore ndaj gastronomisë. I njohur për brunch-in dhe darkat e tij, restoranti ofron një menu sezonale të përgatitur me përbërës të freskët dhe cilësorë, ku çdo pjatë gatuhet me porosi. Me fokus te shija, cilësia dhe mikpritja, TONY’S krijon një përvojë gastronomike që i përshtatet ritmit dhe karakterit të gjallë të qytetit.

Vendndodhja: Parku i Piramidës

Bana's

Biznes, Hapësira sociale

Bana’s është një bar-restorant self-service i themeluar nga Arbana Osmani, që sjell një përzgjedhje pastash, paninesh dhe ëmbëlsirash të përgatitura artizanalisht çdo ditë. Të frymëzuara kryesisht nga kuzhina italiane, recetat ndërthurin përbërës cilësorë me shije autentike dhe prekje të kuzhinës tradicionale shqiptare. Me fokus te freskia dhe cilësia, Bana’s nisi rrugëtimin në Piramidën e Tiranës në vitin 2023, për t’u zgjeruar më pas në Shkodër dhe Prishtinë.

Vendndodhja: Kati 0, Kubi Jeshil

Soma

Biznes, Hapësira sociale

SOMA ndërthur gastronominë, artin dhe muzikën në një ambient urban me karakter të veçantë. Me një koncept që shkon përtej ushqimit dhe pijeve, duke përfshirë përvoja kulturore dhe shprehje kreative, SOMA ofron një pikë takimi dinamike për t’u lidhur me të tjerët, për të zbuluar përvoja të reja dhe për të shijuar stilin bashkëkohor të jetesës në qytet.

Vendndodhja: Parku i Piramidës