PROGRAMI
PROGRAMI
Piramida e Tiranës, një ndërtesë ikonë është kthyer me një funksion të ri për të nxitur zhvillimin, bashkëpunimin dhe kreativitetin në teknologji dhe inovacion. Eja me ne teksa nisim një udhëtim me një vizion për të ardhmen duke nxitur përpjekjet e progresin për të kapur majat më të larta.
ARKITEKTURA
Piramida e Tiranës po merr një rijetësim të jashtëzakonshëm, nën kujdesin e studios së arkitekturës me famë botërore MVRDV. Struktura ikonike e betonit do të ruhet dhe do të rikonceptohet për një qëllim të ri, me krijimin e një ambjenti të gjelbëruar dhe një hapësire për komunitetin. Një “fshat” i vogël krijuar nga studio, workshop-e, klasa dhe kafene do të ftojë publikun të ndërveprojë dhe të takojë individë të tjerë me të njëjtat interesa. Rezultati do të jetë një qendër plot gjallëri dhe inovacion, ku do të lulëzojnë kreativiteti dhe bashkëpunimi.

QIRADHËNJA
Piramida e Tiranës ka nisur të japë me qira hapësira për qiramarrës në fushën e teknologjisë, industrisë kreative dhe arsimit. Objekti ynë prej 6000 m2 ofron një larmi mundësish për t’iu përshtatur nevojave tuaja, duke përfshirë hapësira bashkëpunimi, hapësira publike për evente ditore si dhe ambiente për zyra. Ndërtesa do të presë gjithashtu biznese nga sektori i shërbimeve dhe mikpritjes si ai i ushqimit dhe pijeve. Pavarësisht nëse jeni një biznes i konsoliduar, një start-up ose një profesionist i pavarur, ju do të gjeni mjedisin e përsosur për t’u zhvilluar dhe për të pasur sukses.

Kryetari i Bashkisë Tiranë - Erion Veliaj
“Fuqia e punës është e paimagjinueshme! Nga një shtëpi e shtypjes dhe e diktaturës, ajo po kthehet në një shtëpi lirie, jo vetëm kufijsh fizikë, por edhe kufijsh digjital. Do të jetë shkolla më e madhe për Teknologjinë e Informacionit në Ballkan. Nëse ëndrrat e së ardhmes janë kodimi, robotika, mekatronika, dizajni, softueri, atëherë duhet të përgatitemi sot.”

Kryeministri i Shqipërisë - Edi Rama
” Më vjen shumë mirë që ky projekt i plotëson të gjitha ato kushte që çdo projekt duhet të plotësojë për t’i qëndruar kohës, për t’i shërbyer njerëzve dhe për t’i ndihmuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë.”

Drejtuesi i bordit të AADF - Michael D. Granoff
“TUMO ka potencialin të jetë jo vetëm programi i ditëve të sotme, por edhe i brezave të ardhshëm. Jam i bindur që kur të takohemi sërish, do të kemi mundësinë t’u ofrojmë shqiptarëve diçka që do të jetë vërtet revolucionare, jo vetëm për të arritur aspiratat e tyre, por edhe për të konkuruar në botë”.

Kryetari i Bashkisë Tiranë - Erion Veliaj
“Fuqia e punës është e paimagjinueshme! Nga një shtëpi e shtypjes dhe e diktaturës, ajo po kthehet në një shtëpi lirie, jo vetëm kufijsh fizikë, por edhe kufijsh digjital. Do të jetë shkolla më e madhe për Teknologjinë e Informacionit në Ballkan. Nëse ëndrrat e së ardhmes janë kodimi, robotika, mekatronika, dizajni, softueri, atëherë duhet të përgatitemi sot.””