Thirrje për Tender #9
Datë 01.06.2026
Qendra Piramida shpall tenderin për Shërbime Marketingu.
“Rijetësimi i Piramidës së Tiranës” është një projekt i përbashkët midis Bashkisë së Tiranës dhe AADF, që synon transformimin e Piramidës në një qendër edukimi multi-funksionale, teknologjike dhe komunitare për të rinjtë.
Qendra Piramida fton agjenci marketingu dhe studio kreative të kualifikuara të paraqesin propozimet e tyre për ofrimin e shërbimeve të marketingut për TUMO Tiranën dhe Qendrën Piramida.
Shërbimet synojnë forcimin e identitetit të markës, promovimin e programeve, aktiviteteve dhe eventeve, si dhe rritjen e angazhimit të komunitetit përmes fushatave kreative, menaxhimit të rrjeteve sociale, krijimit të përmbajtjes dhe mbështetjes së aktiviteteve promocionale dhe eventeve.
Per te shkarkuar dokumentacionin, ju lutem te vizitioni KËTË LINK.


















