Hapësira TUMO Tirana

Në Shqipëri, kjo qendër inovatore vjen si një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.


TUMO Tirana është një program passhkollor, ku nxënësit e moshave 12-18 vjeç mund të zgjerojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 disiplina të ndryshme: Programim; Animacion; Zhvillimi i Lojërave; Dizajn Grafik; Realizimi i filmave; Muzikë; Robotika and Modelim 3D.

TUMO Tirana sjell risi në fushën arsimore të Shqipërisë, larg metodave tradicionale të të mësuarit në klasë. Qendra u mundëson adoleshentëve të arrijnë aftësitë e nevojshme të shekullit të 21-të për sukses dhe u lejon atyre të zgjerojnë horizontin në ato fusha.TUMO-istët krijojnë planet e tyre të personalizuara të mësimit duke përdorur një mjedis virtual të krijuar për të lehtësuar kurrikulën e shumëanshme. Në TUMO Tirana, atyre u jepen mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të arritur potencialin e tyre maksimal përmes aktiviteteve praktike, workshop-eve dhe projekteve.

Tre janë fazat e proçesit unik arsimor që zhvillohen në TUMO Tirana:

  • Vetë-mësimi
  • Workshop-et
  • Laboratoret mësimore


TUMO-ianët shqiptarë kanë dëshmuar se janë mjaft të etur në kërkimin e dijes duke shkuar edhe përtej sesioneve të tyre të rregullta të mësimit. Si rezultat, TUMO Tirana ofron një sërë klubesh gjatë gjithë vitit si Klubi i Animacionit, Metaverse, Programim & Dizajn Grafik.