Arti dhe Kultura

Piramida e Tiranës është një nga destinacionet kryesore për skenën e artit dhe kulturës në Shqipëri. Hapësira e dedikuar e artit do të shfaqë një “Shtëpi të Literaturës Mediatike” të pajisur me një laborator mediatik i cili ofron kurse dhe workshop-e “Të mësosh duke vepruar” mbi forma të ndryshme të prodhimit dhe analizës së medias, duke përfshirë televizionin, radion, prodhimin e podcast-it, dizajnin grafik, redaktimin dhe zhvillimin e faqeve të ndryshme të internetit. Laboratori do të mbështesë të gjitha aktivitetet kulturore brenda Piramidës.

 

Piramida ofron gjithashtu hapësira të bollshme ekspozimi për artet pamore. Me Workshop-e, studio dhe atelie, Piramida do të sigurojë një platformë për artistët që të shfaqin punën e tyre dhe të angazhohen me publikun. Hapësirat e komunitetit, si psh sallat e konferencave, bibliotekat dhe sallat e koncerteve, do të mirëpresin evente dhe aktivitete të ndryshme, duke përfshirë koncerte, festivale, Ted Talks dhe workshop-e.


Piramida është gjithashtu e përkushtuar për të mbështetur industrinë në rritje të filmit në Shqipëri dhe do të përfshijë një kinema, arkiva, hapësira montazhi dhe dhoma provash për komunitetin e filmbërësve për t’u shprehur dhe për të pasur një ndikim më të gjerë në shoqëri. Me një hapësirë të bollshme për prova, regjistrime dhe koncerte, Piramida do t’u ofrojë artistëve të rinj mundësi për të performuar dhe shfaqur talentet e tyre para publikut të gjerë. Nëse je një artist apo thjesht i dashuruar pas artit, Piramida e Tiranës është vendi i përsosur për t’u frymëzuar, krijuar lidhje dhe zhvilluar krijimtarinë.