Bana's
Biznes, Hapësira sociale
Bana’s është një bar-restorant self-service i themeluar nga Arbana Osmani, që sjell një përzgjedhje pastash, paninesh dhe ëmbëlsirash të përgatitura artizanalisht çdo ditë. Të frymëzuara kryesisht nga kuzhina italiane, recetat ndërthurin përbërës cilësorë me shije autentike dhe prekje të kuzhinës tradicionale shqiptare. Me fokus te freskia dhe cilësia, Bana’s nisi rrugëtimin në Piramidën e Tiranës në vitin 2023, për t’u zgjeruar më pas në Shkodër dhe Prishtinë.
Vendndodhja: Kati 0, Kubi Jeshil