Body Under Construction
08 Jul 2026 · 00:00 – 30 Aug 2026 · 00:00
Ekspozita “Body Under Construction” sjell në galeri një seri veprash mix-media, ku ndërthuren tekstili, piktura dhe rëra (dheu), duke krijuar një dialog të veçantë mes materialit, kujtesës dhe identitetit.
Artistja kosovare Albana Ejupi, e cila jeton dhe ekspozon në Vjenë, ka zhvilluar një gjuhë të veçantë artistike në artin bashkëkohor, duke këmbëngulur në përdorimin e dheut të vendlindjes së saj si element qendror të krijimtarisë. Veprat e saj paraqiten në përmasa të mëdha, kryesisht të pozicionuara në mur, ndërsa ekspozita përfshin gjithashtu dy instalacione të vendosura në qendër të sallave.
Ekspozita kurohet nga Shkëlzen Maliqi, kurator kosovar me përvojë të gjerë ndërkombëtare.
Hapja e ekspozitës do të mbahet të mërkurën, më 8 korrik, në orën 19:00.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht, sipas orarit të vizitave të galerisë:
E martë – e diel
10:00–14:00
17:00–20:30
Ju mirëpresim!
Organizatori: Galeria GOCAT
Kohëzgjatja: 53 Ditë
EVENTET E FUNDIT
Asterix dhe Obelix: Misioni Kleopatra
08 Nov 2026
Piramida Fest Tech Edition 2026 – powered by AADF
14 Oct 2026
Asian Beauty Festival Albania
09 Oct 2026
TUNG IDEVE 2026 — Shkolla & Konkursi i Inovacionit
01 Oct 2026
Glass Experience: Punëtori Prind & Fëmijë
12 Sep 2026
Yoga with Jora @ Babel
06 Jul 2026
Të Enjteve në CinéKub
25 Jun 2026
Masterclass me Maria Carolina Romero & David Sidler
24 Jun 2026
Yoga with Jora – Dita Ndërkombëtare e Yogës
21 Jun 2026
CreativeMornings Tirana: Klodi Mengri – #Curate
19 Jun 2026