NDËRTO NGA SHQIPËRIA

NDËRTO NGA SHQIPËRIA

16 Nov 2026 · 00:00 – 22 Nov 2026 · 00:00

Startup Albania, pjesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, organizator zyrtar i Javës Globale të Sipërmarrjes (GEW) në Shqipëri, njofton zhvillimin e edicionit të katërt radhazi, GEW Albania 2026, nga 16 deri më 22 nëntor, nën sloganin “Ndërto nga Shqipëria”.

Java synon të jetë më shumë se një seri eventesh të veçanta: një platformë strategjike bashkëpunimi që, përmes aktiviteteve të zhvilluara në Tiranë, Korçë, Pogradec dhe Vlorë, lidh politikat ekonomike kombëtare me mundësitë për tërheqjen e kapitalit, nxit përfshirjen rajonale dhe globale, si dhe promovon zhvillimin e aftësive të së ardhmes.

GEW është një lëvizje globale që zhvillohet në mbi 200 vende, përmes dhjetëra mijëra aktivitetesh që promovojnë sipërmarrjen dhe nxisin krijimin e mundësive të reja ekonomike. Edicioni i këtij viti zhvillohet nën temën ndërkombëtare “Entrepreneurs Thrive Here”, e cila vë theksin te rëndësia e një mjedisi që mbështet sipërmarrësit, lehtëson bashkëpunimin dhe u krijon mundësi ideve të reja për t’u zhvilluar.

Programi i vitit 2026 ndërtohet mbi katër shtylla të ndërlidhura:

  • Politikat: mjedis mbështetës për sipërmarrjen dhe inovacionin
  • Ekosistemi: bashkëpunim, investime dhe ndërkombëtarizim
  • Gjithëpërfshirja: zgjerimi i mundësive dhe pjesëmarrjes në të gjithë vendin
  • Edukimi: njohuri, aftësi dhe shkëmbim përvojash
    Një program i larmishëm aktivitetesh
    Programi i GEW Albania 2026 do të sjellë një kombinim prej rreth 40 aktivitete, të zhvilluara në katër qytete të Shqipërisë, që adresojnë nevoja të sipërmarrjes. Përmes konferencave, workshop-eve, masterclass-eve, trajnimeve, sesioneve informuese dhe takimeve me ekspertë ndërkombëtar e investitorë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me alternativa financimi, të zhvillojnë aftësi të reja, të eksplorojnë potencialin e teknologjive të reja dhe të krijojnë kontakte me aktorë të tjerë të ekosistemit.

Programi do të shtrihet në disa fusha kyçe, përfshirë inteligjencën artificiale, transformimin digjital të sektorit publik, investimet, rritjen e qëndrueshme të startup-eve, sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave. Në fokus do të jenë gjithashtu fusha si shëndetësia, energjia e gjelbër, ndërtimi dhe zhvillimi urban. Programi do të krijojë hapësira edhe për bashkëpunim mes sektorit privat, koorporatave, institucioneve dhe universiteteve.

Disa prej eventeve kryesore të javës do të jenë:

  • “Ndërto nga Shqipëria” – nisja e një jave kushtuar sipërmarrjes dhe inovacionit
  • “Inovacioni në Ballkanin Perëndimor”, Konferenca Rajonale për zhvillimin e biznesit
  • Lançimi i platformës digjitale të Startup Albania “Akademia e Sipërmarrjes”
  • “IA dhe inovacioni në sektorin publik”
  • Konkurs për të rinjtë i fokusuar në Inteligjencën Artificiale “Sprint2Pilot”
    https://sprint2pilot.com/
    Programi i plotë i aktiviteteve, përfshirë datat, oraret dhe vendndodhjet, mund të gjendet në faqen zyrtare të Startup Albania: www.startupalbania.gov.al.

Organizatori: Startup Albania

Kohëzgjatja: 7 Ditë

Vendndodhja: Piramida e Tiranës
Kohëzgjatja: 8640 minuta
Hap regjistrimin e jashtëm

EVENTET E FUNDIT