Bootcamp 4: Business Model & Legal

Bootcamp 4: Business Model & Legal

14 Apr 2026 · 00:00 – 16 Apr 2026 · 00:00

Ky bootcamp eshte nje program intensiv disa-ditor i dedikuar startup-eve te perzgjedhura ne programin e akselerimit. Ai fokusohet ne ndertimin dhe permiresimin e modelit te biznesit, si dhe ne kuptimin e aspekteve ligjore qe lidhen me operimin dhe rritjen e nje startup-i. Ne kuader te ketij programi zhvillohen workshope te strukturuara dhe interaktive te udhehequra nga eksperte nderkombetare dhe lokale si Sebastian Kuhn, Aadam Sumer dhe profesioniste ligjore, te cilet trajtojne tema si strategjite e biznesit, marredheniet me investitoret dhe kuadri ligjor.

Pervec pjeses teorike dhe praktike te workshopeve, bootcamp-i perfshin edhe Office Hours, te cilat jane sesione te dedikuara nje-per-nje midis startup-eve dhe mentoreve. Gjate ketyre takimeve, ekipet marrin feedback te personalizuar mbi produktin, strategjine e biznesit dhe sfidat operative, duke i ndihmuar te avancojne me tej ne zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, nje komponent i rendesishem i programit jane edhe Networking & Mentor Lunch, qe krijojne hapesira informale per nderveprim mes startup-eve, mentoreve dhe investitoreve. Keto sesione lehtesojne ndertimin e marredhenieve profesionale, shkembimin e ideve dhe krijimin e mundesive per bashkepunim afatgjate.

Ne teresi, bootcamp-i kombinon mesimin teorik, praktiken dhe nderveprimin profesional, duke krijuar nje eksperience te plote per zhvillimin dhe pergatitjen e startup-eve per fazat e ardhshme te rritjes.

Organizatori: Plug & Play Tirana

Kohëzgjatja: 3 Ditë

Vendndodhja: Kati 0 dhe Kati -1
Kohëzgjatja: 2880 minuta

EVENTET E FUNDIT