Diona e Dheut

Diona e Dheut

12 May 2026 · 00:00 – 28 Jun 2026 · 00:00

Kultura indio-europiane, në kohën e “hyjnive”, emblematikën e gjenezës së jetës mbi tokë e
daton edhe përmes qeramikës, këtu e 31.000 vite më parë. Hyjnitë vërtiten mbi ne si një mozaik
mitesh, që ndriçohet nga titanët me trajta njerëzore, duke manifestuar vallëzimin e tyre magjepsës
të ekzistencës. Ato, të himnizuara në kohë të kohëve, gjenden ende midis nesh si marrëdhënie
“njeri-Zot”.
Në kanavacën e hyjnive, Diona, nëna e Afërditës perceptohet si titane me fuqi femrore të
mbinatyrshme, e lidhur thellësisht me tokën, si një simbol i fuqisë krijuese dhe vazhdimësisë së
jetës. Roli i saj mitologjik përmendet nga Homeri në librin e pestë të Iliadës. Ajo adhurohej në
Orakullin e vjetër të Dodonës, në Epir dhe u trashëgua si një figurë e rëndësishme në besimet
epiriote.
Imazhi i simbolikës së “Dionës së Dheut” është ndërthurja e mitit të gruas hyjni me gruan njeri
me dhunti hyjnore, që e ushtron fuqinë me butësi, thellësisht të ngjyrosur me nuanca dëshire dhe
Arti. Në këtë ekspozitë, misticizmi i saj më nxit t`i shquaj pesë artistet qeramiste shqiptare si
Dionat e dheut, materialit që ato përdorin, për të lënë gjurmë pasardhëse që nga krijimi i Venusit
të Dolnit Vestonice.

Organizatori: Galeria GOCAT

Kohëzgjatja: 47 Ditë

Vendndodhja: GOCAT, Kati -1
Kohëzgjatja: 67680 minuta

EVENTET E FUNDIT