Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes – GEN-E Albania 2026

Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes – GEN-E Albania 2026

07 May 2026 · 00:00 – 08 May 2026 · 00:00

Në datat 7 dhe 8 Maj 2026, në Tiranë, Junior Achievement of Albania organizon edicionin e radhës të GEN-E Albania – Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes, një nga ngjarjet më të rëndësishme për promovimin e sipërmarrjes tek të rinjtë.

Në këtë festival, 22 kompani të krijuara nga nxënës të gjimnazeve dhe shkollave profesionale nga i gjithë vendi do të konkurrojnë për t’u shpallur Kompania më e Mirë e Vitit 2026. Këto kompani përfaqësojnë më të mirat e përzgjedhura pas një rrugëtimi disa mujor në programin “Kompanitë e Nxënësve”, ku të rinjtë zhvillojnë ide biznesi dhe i kthejnë ato në iniciativa konkrete.

Më herët, gjatë muajve të pranverës, qindra nxënës nga e gjithë Shqipëria kanë prezantuar projektet e tyre në panaire rajonale, duke kaluar në fazën finale vetëm kompanitë më të spikatura për kreativitet, inovacion dhe qëndrueshmëri.

Gjatë dy ditëve të festivalit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre përpara një jurie profesioniste, partnerëve të sektorit privat dhe publikut të gjerë. Në përfundim të aktivitetit do të ndahen disa çmime, ku më i rëndësishmi është ai i Kompanisë më të Mirë, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Sipërmarrjes GEN-E.

Ky aktivitet synon të fuqizojë të rinjtë duke i pajisur me aftësi praktike si menaxhimi financiar, puna në ekip, mendimi kritik dhe sipërmarrja, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe ekonomisë globale.

Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes është tashmë një traditë e konsoliduar e Junior Achievement of Albania dhe vazhdon të shërbejë si një platformë frymëzuese për zhvillimin profesional dhe personal të brezit të ri.

Organizatori: Junior Achievement of Albania

Kohëzgjatja: 2 Ditë

Vendndodhja: Innovation HUB, Kati -1 & Holli Kryesor
Kohëzgjatja: 1440 minuta

EVENTET E FUNDIT