Shfaqje e Filmit Dokumentar – “Franco Albini. Uno sguardo leggero”

Shfaqje e Filmit Dokumentar – “Franco Albini. Uno sguardo leggero”

08 Apr 2026 · 00:00 – 08 Apr 2026 · 00:00

Ju ftojmë të merrni pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Franco Albini. Uno sguardo leggero”, me regji nga Valeria Parisi, një aktivitet i organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Gjatë këtij aktiviteti, do të keni mundësinë të ndiqni një prezantim hyrës mbi figurën e arkitektit Franco Albini, si dhe të shijoni shfaqjen e filmit që pasqyron veprën dhe qasjen e tij unike në arkitekturë dhe dizajn.

Aktiviteti do të zhvillohet më 8 Prill 2026, ora 17:00, pranë Kubit Cinema, Piramida e Tiranës, dhe do të përfshijë gjithashtu fjalë përshëndetëse dhe një hyrje nga përfaqësues akademikë.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij eventi kulturor dhe akademik!

Organizatori: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Programi: https://piramidaime.al/wp-content/uploads/2026/04/2.-Film_Franco-Albini.-Uno-sguardo-leggero-Programma.pdf

Vendndodhja: Kubi Kinema
Kohëzgjatja: 0 minuta

EVENTET E FUNDIT