“Të kam në mendje”

“Të kam në mendje”

23 Nov 2024 · 00:00 – 23 Nov 2024 · 00:00

“Projekti “Të kam në mendje”, i udhëhequr nga Malda Susuri, synon të adresojë sfidat e shëndetit mendor me të cilat përballen të rriturit në Kosovë dhe Shqipëri si pasojë e humbjes së njërëzve të dashur dhe zisë. Synimi është të rritet ndërgjegjësimi, ulet stigma dhe të krijohet një mbështetje nëpërmjet një komuniteti që ndihmon dhe fuqizon individët për të përballuar çështjet e shëndetit mendor. Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies mendore dhe emocionale në të dyja vendet.

Si projekt ndahet në 4 faza ku ndërthuren arti dhe rëndësia e shëndetit mendor. Një nga fazat është: Fushata e Ndërgjegjësimit / Ekspozita e Fotografisë Dixhitale:

Në këtë fazë janë fotografuar 260 portrete të njerëzve publike nga Kosova dhe Shqipëria duke shprehur emocione lidhur me shëndetin mendor. “Të kam në mendje” synon të shfaqet njëkohësisht në Kuvendin e Kosovës dhe në Piramidën e Tiranës.

Organizatori: Malda Susuri

Vendndodhja: Piramida, Tiranë
Kohëzgjatja: 0 minuta

EVENTET E FUNDIT