Udhëtim drejt yjeve

Udhëtim drejt yjeve

12 Oct 2025 · 00:00 – 12 Oct 2025 · 00:00

Udhëtim drejt yjeve me European Learning Center!

Bashkohuni me ne në një aktivitet magjik kushtuar Astronomisë dhe Shkencës, ku fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësinë të zbulojnë universin përmes eksperimenteve të thjeshta dhe vëzhgimeve me teleskop.

Aktiviteti do të udhëhiqet nga Erald Buneci, astrofizikant, i cili ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, dhe prej vitesh është marrë me organizimin e vëzhgimeve astronomike për studentët e shkencave.

Ky aktivitet është pjesë e Kursit të Astronomisë dhe Shkencës që zhvillohet në European Learning Center (ELC) — një qendër kursesh në Tiranë që ofron programe për gjuhë të huaja, programe kompjuterike, afterschool dhe astronomi.

Ejani të mësojmë, të eksplorojmë dhe të shikojmë yjet së bashku!

Microfolie, Tiranë E diel, 12 tetor Ora 11:00

Organizatori: Microfolie

Kohëzgjatja: 2 Orë

Vendndodhja: Microfolie
Kohëzgjatja: 0 minuta

EVENTET E FUNDIT