Hapësira TIK

Hapësira TIK në Shqipëri ka parë rritje të konsiderueshme vitet e fundit, me shfaqjen e programeve arsimore, komuniteteve dhe rrjeteve mbështetëse. Sipërmarrësit dhe startup-et po nxisin inovacionin dhe po sjellin risi për të përmbushur nevojat globale dhe lokale. Qeveria po luan gjithashtu një vendimtar në rritjen e aksesit në TIK përmes vizionit strategjik dhe liberalizimit të tregut.


Projekti është unik për sa i përket shërbimeve dhe shtrirjes së aktivitetit. Audienca e synuar ka tërhequr vëmendjen e disa kompanive ndërkombëtare të telekomunikacionit, dhe mediave audiovizive, të cilat kanë shprehur angazhimin për të drejtuar aktivitetet e tyre brenda piramidës, për të nisur teatro inovative si dhe qendra në ambiente të hapura e të mbyllura jashtë piramidës. Prania e tyre do të konsolidojë komunitetin e teknologjisë duke i ekspozuar të rinjtë ndaj mundësive të të mësuarit dhe duke nxitur ekosistemin e teknologjisë në diversifikimin e llojit të shërbimeve për të gjitha moshat. Me një sërë funksionesh dhe eventesh, Piramida do të jetë një qendër aktivitetesh e hapur 24/7.

 

Transformimi i Piramidës në një ekosistem të hapur TIK është një tregues se si një ndërtesë mund të përshtatet për të përmbushur më së miri nevojat e një epoke të re duke ruajtur historinë e saj të pasur.